Kalo tek përmbajtja ↓

Kriteret e Aplikimit

 

Për të aplikuar në kolegjet e UWC nëpërmjet Komitetit Kombëtar Shqiptar per ciklin 2024-2026, ju duhet të përmbushni kushtet në vijim:

  • të jeni 16 ose 17 vjeç në datën 1 shtator 2024 
  • të jeni të aftë në anglisht
  • të keni notë mesatarë minimale 8.5 ose një notë të barasvlefshme nësë i përkisni një sistemi tjetër vlerësimi - kjo mesatare do të llogaritet si vijon: 
    •  mesatarja e notave përfundimtare të klasës së 10-të dhe provimet përfundimtare për aplikantët e klasës së 11-të
    • ose
    • mesatarja e notave përfundimtare të klasës së 9-të dhe provimet përfundimtare për aplikantët e klasës së 10-të
  • të jeni shtetas Shqiptar, ose të jeni me origjinë Shqiptare nga një vend ku nuk ka Komitet Kombëtar, ose të keni jetuar në Shqipëri gjatë 5 viteve të fundit;
  • të jeni të aftë të përfaqësoni Shqipërinë (gjuhën, kulturën, etj.)
  • të jeni entuziastë, kuriozë, mëndjehapur dhe të angazhuar në komunitetin tuaj
  • të jeni kuriozë për kulturat dhe idetë e reja dhe të jeni shumë të motivuar per t'ju bashkuar UWC.

Nëse nuk i përmbushni këto kritere, mund të aplikoni drejtpërsëdrejti tek kolegjet nëpërmjet kuotës ndërkombëtare. Nëse aplikoni njëherë nëpërmjet Komitetit Shqiptar, nuk mund të aplikoni më drejtpërsëdrejti tek kolegjet.

Komiteti Kombëtar i Shqipërisë kupton se çdo rast është i ndryshëm dhe kushtet e veçanta merren gjithmonë në konsideratë. Nëse nuk jeni të sigurt për statusin tuaj ose keni ndonjë pyetje për kriteret e pranueshmërisë, ju lutëm të na kontaktoni në info@al.uwc.org.