Kalo tek përmbajtja ↓

Jeta Akademike

 

"E shoh si detyrën më të rëndësishme të edukimit që të sigurojë mbijetesën e këtyre cilësive: një kuriozitet sipërmarrës, një shpirt të pamposhtur, përpjekje të palodhura, gatishmëri për vetë-sakrifikim të arsyeshëm, dhe mbi të gjitha, dedikim."

Kurt Hahn, Themeluesi i  UWC 

UWC është një organizatë edukuese globale e cila arsimon mbi nëntë mijë studentë nga 155 shtete cdo vit. Rreth katër mijë nga këta studentë përfundojnë International Baccalaureate Diploma Programme (IB), programin para-universtitar më të njohur ndërkombëtarisht për studentë të moshave 16-19.

Megjithëse kurrikula IB është qendra e jetës akademike e çdo shkolle UWC, edukimi UWC shkon përtej kërkesave të parashtruara nga programi IB. Me një diversitet të qëllimshëm të studentëve dhe stafit në cdo shkollë dhe kolegj UWC - me pjesëtarë nga prejardhje të ndryshme kombëtare, socio-ekonomike, kulturore, gjuhësore, politike dhe arsimore - UWC është e ndërgjegjshme për faktin se kurrikula duhet të lejojë për aq interpretime dhe perceptime sa janë studentë në program, në mënyrë që nxënësit të ndihen të aftë të përfaqësojnë historitë dhe perspektivat e tyre në mënyrë unike. Për rrjedhojë, kurikula formale e IB është e komplementuar nga sesione mbi çështjet globale dhe të tjera aktivitete të cilat nxisin mendimin kritik dhe angazhimin kurajoz me sfidat që hasen sot në botë.

Programi International Baccalaureate (IB)

Organizata IB (IBO) u themelua në 1968. Që në fillimet e saj, IBO mbështetej në të dhënat prej UWC-së dhe bashkëpunimin me këtë të fundit, për shkakt të eksperiencës së UWC në mundësimin e një edukimi përparimtar, ndërkulturor, me një theks mbi mësimin eksperimental. Lidhjet ndërmjet dy organizatave mbeten të ngushta edhe sot.

Pas 6 viteve të pilotimit të programit në shkolla të ndryshme, duke përfshirë UWC Atlantik College në Wales, IB u formalizua zyrtarisht në 1975. Programe për filloren, shkollën e mesme dhe programe të lidhura me karrierën u zhvilluan në dy dekadat e fundit. Të gjithë programet IB kanë për qëllim të “inkurajojnë studentët rreth botës që të bëhen aktivë, të dedikuar dhe të mësojnë gjatë gjithë jetës, të kuptojnë se njerëzit e tjereë, pavarësisht se mund të ndryshojnë nga ata vetë, mund të kenë të drejtë.”

Programet e ndryshme janë rritur në popullaritet për shkak të  reputacionit të organizatës si “standardi i artë” për edukimin ndërkombëtar, vecanërisht në IBDP. Sot ka pesë mijë shkolla të cilat edukojnë 1.3 milionë studentë në shkallë globale.

Cilat lëndë mund të studiojnë nxënësit në IB?

Nxënësit e IB Diploma zgjedhin një lëndë nga secila prej gjashtë fushave të lëndëve në vijim:

  1. Studime në Gjuhë dhe Letërsi
  2. Mësim gjuhe
  3. Individë dhe Shoqëri
  4. Shkenca
  5. Matematikë
  6. Arte (në vend të një lënde në arte, studentët mund të zgjedhin të marrin një tjetër lëndë në shkenca, individë dhe shoqëri, ose mësim gjuhe)

Students study generally three subjects at standard level, and three subjects at a higher level, for

Nxënësit zakonisht marrin tre lëndë në nivelin standard dhe 3 në nivel më të lartë. Për këto të fundit ata priten që të demonstrojnë një nivel dijeje, kuptimi dhe aftësish më të larta. Lëndët specifike të ofruara varen nga shkollat dhe kolegjet UWC, shpesh ato reflektojnë vendndodhjen gjeografike dhe fushat e përqenfrimit.

Përvec gjashtë fushave të lëndëve, nxënësit kompletojnë tre pjesë thelbësore më interes të vecantë, te cilat janë qendrore për filozofinë e programit. Këto janë:

  1. Eseja e Zgjeruar - Extended Essay (EE): Studentët bëjnë kërkime mbi një temë me interes të vecantë dhe zgjillojnë kërkime të pavarura si edhe aftësi në shkrim të kërkuara në nivel universitar. Eseja zakonisht shkruhet në një nga gjashtë grupet e lëndëve dhe duhet të jetë jo më e gjate se 4000 fjalë. Nxënësit mbëhsteten nga një mbikqyrës akademik përgjatë procesit të kërkimit dhe shkrimit.
  2. Teorija e Dijes - Theory of Knoëledge (TOK): Kjo lëndë i inkurajon nxënësit të reflektojnë mbi natyrën e dijes, mbi mënyrën se si ne pretendojmë ta njohim. Vlerësimi bëhet nëpërmjet një prezantimi me gojë dhe një eseje me 1,600 fjalë.
  3. Kreativitet, Veprim, Shërbim (CAS): Marrja e përgjegjësisë, zhvillimi shoqëror, kreativ dhe i aftësive të ushtruara në natyrë, si edhe mësimi se si t’i afrohemi të tjerëve me empati, janë në thelb të programit. Nxënësit angazhohen në një varietet projektesh që kanë për qëllim t’i ndihmojnë të zhvillojnë këto aftësi, ndërkohë që janë aktivisht të përfshirë më komunitet lokale.

Kombinimi i këtyre elementeve i jep mundësinë studentëve që të zhvillojnë kapacitetet e tyre për të analizuar dhe vlerësuar informacionin, për të komunikuar idetë efektivisht, dhe për të zhvilluar argumenta bindës, gjithëcka i përgatit ata për studimet universitare dhe ato të mëtejshme. Për më tepër, nxënësit munden të përfshijnë dijet dhe botëkuptimet e tyre kultureore në mësimin akademik, duke u ndërgjegjësuar në këtë mënyrë për veten si mendimtarë dhe akoma më shumë të lidhur me të tjerët.