Kalo tek përmbajtja ↓

Çfarë bëjmë

UWC Albania sjell frymën dhe vlerat e UWC në Shqipëri. Komiteti zhvillon përzgjedhjet për të drejtat e studimit në Shqipëri çdo vit, organizon programin e orientimit për studentët e përzgjedhur, komunikon me prindërit dhe shkollat, si dhe organizon rrjetin e 150 ish-studentëve shqiptarë të UWC.

Çdo vit, 17 shkollat UWC bashkë me zyrën qëndrore vendosin numrin e të drejtave të studimit dhe bursave për çdo vend të botës. UWC Albania njoftohet mbi ofertat për studentët shqiptarë gjatë verës së çdo viti. Komiteti merr të paktën një ofertë me bursë të plotë çdo vit si dhe disa oferta me bursa të pjesshme ose pa bursa. Rreth pesë deri në tetë studentë shqiptarë përzgjidhen për në UWC çdo vit.

 UWC Albania bën maksimumin për të krijuar një proçes përzgjedhjeje gjithëpërfshirëse dhe transparente për t’i dhënë mundësi të barabarta të gjithë studentëve shqiptarë. Nëse doni të mësoni më shumë mbi proçesin e aplikimit, vizitoni faqen "Apliko!".