Kalo tek përmbajtja ↓

Proçesi i Aplikimit

Aplikimet për UWC në Shqipëri për periudhën 2019-2021 janë hapur! Aplikoni deri në datën 11 nëntor 2018. 


Proçesi i Aplikimit në UWC Albania

Të drejtat e studimit për në UWC jepen pas një proçesi përzgjedhës me disa faza. Aplikimi që ju do të dorëzoni do të vlerësohet nga nje panel i përbërë nga anëtarë të Komitetit Kombëtar të UWC Albania, ish-studentë të huaj dhe shqiptarë të UWC-së dhe bashkëpunëtorë ndërkombëtarë të UWC-së. Proçesi i aplikimit për të drejtat e studimit 2019-2021 përfshin tre faza:

  1. Formulari i aplikimit dhe dokumentat plotësuese duhet të dorëzohen më 11 nëntor 2018, ora 23:59. Vetëm aplikimet e plota nga kandidatë që i plotësojnë kriteret e aplikimit do të pranohen. Aplikuesit do të njoftohen nëpërmjet e-mailit në dy javët në vazhdim nëse aplikimi juaj është i paplotë ose i pavlefshëm.
  2. Aplikimet do të vlerësohen nga nje panel ish-studentësh shqiptarë të UWC-së. Të gjithë aplikantët që kanë dorëzuar formularin online të plotë do të intervistohen nga ish-studentë të UWC-së nëpërmjet Skype-it, Whatsapp-it ose telefonit gjatë dy fundjavave në dhjetor 2018. Kandidatëve do tu komunikohet data dhe ora e intervistës dhe mund të zgjedhin metodën e komunikimit.
  3. Kandidatët e përzgjedhur do të lajmërohen për të dërguar disa dokumente shtesë dhe do të ftohen për një fundjavë përzgjedhjesh në janar ose shkurt 2019. Kjo faze do të zhvillohet në Tiranë, Shqipëri.

Vini re: Aplikantët që nuk përzgjidhen për të marrë pjesë në aktivitetet përzgjedhëse që do të zhvillohen në Tiranë do të njoftohen nëpërmjet e-mailit. Ky vendim do të jetë përfundimtar dhe për shkak të volumit të aplikimeve, arsyet e mospërzgjedhjes nuk do mund ti jepen në mënyrë individuale çdo aplikanti.

Formulari i Aplikimit

Aplikimet për në UWC Albania mund të bëhen në mënyrë elektronike duke filluar nga data 12 tetor 2018. Formulari i aplikimit mund të gjendet në këtë faqe: https://uwc.fluidreview.com/ të plotësohet dhe të dërgohet elektronikisht deri në 11 nëntor 2018, në orën 23:59. Vetëm aplikimet e plota që përmbajnë dokumentat e mëposhtme do të pranohen dhe vlëresohen. Më poshtë do të gjeni dhe shkarkoni një dokument me hapat që duhet të ndiqni për të plotësuar formularin online. 

Paketa e aplikimit duhet të përfshijë:

  1. Formularin e aplikimit të plotësuar në anglisht
  2. Një kopje të pashaportës ose kartës së identitetit (nëse keni më shumë se një pashaportë, ju lutemi të na i dërgoni të gjitha)
  3. Dëftesa e vitit të mëparshëm shkollor
  4. Diploma e mbylljes së ciklit 9-vjeçar
  5. Çertifikata të marra nga aktivitete jashtëshkollore. 
  6. Rekomandimet. Ju lutemi të përfshini:
  • Një rekomandim nga drejtori/drejtoresha e shkollës ose mësuesi/mësuesja kujdestar(e). Nxënësit e klasës së 10-të mund ta marrin rekomandimin nga mësuesit e klasës së 9-të duke marrë parasysh ndërrimin e shkollës që sapo ka filluar.  
  • Nje rekomandim nga mbikëqyrësi ose mbikëqyrësja e një prej aktiviteteve tuaja jashtëshkollore
  • Rekomandimet nga familja apo shoqëria nuk do të pranohen.

Përpara se të filloni aplikimin ju lutemi të shkarkoni dhe lexoni me kujdes këtë dokument i cili përmban udhëzimet për përdorimin e faqes së aplikimit. Në këtë dosje online do të gjeni gjithashtu më shumë informacion mbi procesin e aplikimit, si dhe udhëzime për rekomanduesit.