Kalo tek përmbajtja ↓

Historia dhe Idetë Themeluese të UWC

Në botën e trazuar të shekullit të XXI,  qëllimet dhe objektivat e UWC janë aq të vlefshme sa në 1962 - mbase edhe më tepër.

UWC u themelua ne 1962 kur Atlantic College në jug të Wales, në Mbretërinë e Bashkuar pranoi studentët e parë. Në një kohë kur Lufta e Ftohtë ishte në kulmin e saj, qëllimi i kolegjit ishte të bashkonte të rinj nga kombe të ndryshme, në mënyrë që ata të shërbenin si kampionë paqeje nëpërmjet një edukimi të bazuar në bashkëpunim dhe mirëkuptim.

Koncepti i UWC u themelua mbi idetë e edukatorit gjerman, Kurt Hahn, një ndër themeluesit e lëvizjes UWC. Hahn besonte se shkolla duhet të jetë një përgatitje për jetën, jo thjesht universitetin, dhe edukimi duhet t’i ndihmojë studentët të zhvillojnë këmbënglujen dhe aftësinë për të përballuar dështimin si edhe suksesin.

Themelimi i lëvizjes UWC në 1962 ishte kulmi i filozofisë së Hahn për edukimin. Hahn ishte një pioner, disa nga iniciativat e tij më të hershme përfshijnë Salem School në Gjermani dhe Outward Bound. Më pas, ne 1958, gjatë pjesëmarrjes në një konferencë në NATO Staff College, ai u frymëzua nga bashkëpunimi që hasi ndërmjet ish-armiqëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai mendoi se nëse do të edukonim të rinj nga e gjithë bota së bashku, mund të parandalonim konflikte në të ardhmen. Nga ky besim në fuqinë e edukimit për të ndryshuar botën lindi lëvizja UWC, me misionin për ta kthyer edukimin në një force që i bashkon njerëzit, kombet dhe kulturat për një të ardhme të paqtë dhe të qendrueshme.

Që atëhere, UWC ka qenë seriozisht e përkushtuar në pajisjen e nxënësve me një eksperiencë edukimi sfiduese dhe tansformuese, për t’i frymëzuar që të bëhen agjentë të ndryshimit pozitiv dhe për të kontribuar për një të ardhme të qendrueshme dhe në paqe.

Kronologjia

1962 - Themelimi i UWC,  kur Atlantic College pranoi studentët e parë, e përgëzuar nga The Times si “eksperimenti më emocionues në edukim pas Luftës së Dytë Botërore”.

1967 - Lord Mountbatten bëhet Presidenti i lëvizjes për të drejtuar përpjekjen që ta internacionalizojë kolegjin; një vit më vonë Mountbatten përdori termin ‘Kolegjet e Botës së Bashkuar’.

1970-at - Themelimi i komiteteve kombëtare për të promovuar UWC në shtetë të ndryshme dhe për të përzgjedhur studentë për kolegjet dhe shkollat e UWC.

1971 - Singapore International School hapet zyrtarisht në bashkëpunim me UWC.

1974 - Hapja e Pearson College UWC në Victoria, Kanada. Inspirimi për themelimin e kolegjit ishte ish-kryeministri kanadez dhe Laureati i Cmimit Nobel për Paqen. Si frymezim sherbeu ish-kryeministri kanades dhe laureati...Lester B Pearson

1975 - Singapore International School bëhet antare e plotë e UWC, tashmë e quajtur UWC South East Asia.

1978 - Madhëria e Tij Princi i Wales behet Presidenti i UWC.

1981 - Waterford Kamhlaba School në Swaziland, e themeluar në 1963 si një shkollë multi-etnike, si kundërshtare e politikave të aparteidit, kthehet në Waterford Kamhlaba UWC në Afrikën e Jugut.

1982 - Hapja e dy kolegjeve të tjera: UWC-USA në New Mexico dhe UWC Adriatic në Itali.

1988 - Madhëria e tij Princi i Wales dhe agronomi Dr. Luis Marcano Coello ndihmojnë per themelimin e kolegjit UWC në Venezuelë - Simon Bolivar UWC of Agriculture.

1990-ta - Fillimi kurseve të shkurtra të UWC në mënyrë që sa më shumë të rinj të përfitojnë nga modeli ynë pioner i edukimit.

1992 - Hapja e Li Po Chun UWC në Hong Kong.

1995 - Madhëria e saj Mbretëresha Noor e Jordanisë dhe aktivisti kundër aparteidit, Nelson Mandela, bëhen Presidentë të UWC. Hapja e UWC Red Cross Nordic në Norvegji në bashkëpunim me International Red Cross dhe Red Crescent Movement, dhe të teta qeveritë Nordike.

1997 - Hapja e UWC Mahindra College në Pune, Indi.

1999 - Nelson Mandela, Presidenti i parë me ngjyrë i Afrikës së Jugut bëhet President Nderi i UWC.

2006 - UWC Costa Rica, më përpara e njohur si Costa Rica SOS Hermann Gmeiner International College, i bashkohet UWC. Hapja e UWC Mostar në Bosnje-Hercegovinë.

2009 - UWC Maastricht i bashkohet UWC nga bashkangjitja e dy shkollave ndërkombëtare ekzistuese - International School Maastricht dhe International Primary School Joppenhof.

2012 - Simon Bolivar UWC of Agriculture mbyllet pas përpjekjeve të qeverisë së Venezuelës për ta kthyer në universitet publik.

2014 - Hapja e UWC Dilijan në Armeni dhe UWC Robert Bosch College në Gjermani.

2015 - Hapja e UWC Changshu në Kinë.

2016 - Hapja e UWC Thailand.

2017 - Hapja e UWC ISAK Japoni.

UWC SOT

  • 17 shkolla dhe kolegje
  • Përfaqësuar në më shumë se 150 shtete nëpërmjet komiteteve kombëtare.
  • Më shumë se 60,000 studentë nga më se 180 shtete kanë studiuar në një shkollat dhe kolegjet UWC ose kanë marrë pjesë në programet tona të shkurtra.

Personazhe Kryesore

Kurt Hahn - Themeluesi i UWC

Një nga personalitetet më ndikuese në edukimin ndërkombëtar në shekullin e 20të, Hahn u lind në Gjermani në 1886 nga prindër cifutë. Kurt Hahn u edukua në Gjermani dhe më pas në Oxford, përpara se Lufta e Parë Botërore ta rikthente në Gjermani. Interesi i tij i hershëm për edukimin si një forcë për të mirën, u kristalizua nga shkatërrimi që ai hasi gjatë luftës. Me mbështetjen e Princit Max von Baden, kancelari i fundit perandorak në Gjermani, në 1920 Hahn themeloi Salem School në Gjermani, bazuar në respektin dhe përgjegjësinë për individin, përgjegjësinë për komunitetin dhe ndërgjegjshmërinë për rëndësinë e procesit demokratik në mirëmbajtjen e të dyjave. Në 1993, Hahn u bë refugjat në Britaninë e Madhe duke u larguar nga Nazistët, dhe themeloi Gordonstoun School në Skoci, bazuar në katër kolonat e ndërkombtarizimit, sfidës, përgjegjësisë dhe shërbimit.

Hahn luajti role kryesore në themelimin e Outward Bound Organisation, Cmimin e Dukës së Edinburgut dhe në themelimin e lëvizjes UWC me Atlantic College në 1962. Ai u frymëzua nga bashkëpunimi që hasi mes ish-armiqëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, gjatë një konference Stafi të  NATO-s në 1958. Ai mendoi se nëse mund të edukonim të rinj nga e gjithë bota së bashku, mund të parandalonim konflikte të ardhshme. Lëvizja UWC lindi nga ky besim për fuqinë e edukimit për të ndryshuar botën. Misioni i kësaj lëvizjeje ishte kthimi i edukimit në një forcë që i bashkon njerëzit, kombet dhe kulturat për një të ardhme në paqe dhe të qendrueshme. Në 1962, UWC-ja e parë, Atlantic College, u hap në Wales.

Hahn vdiq në Gjermani në 1974. Hyrja në Fjalorin Britanik të Biografisë Ndërkombëtare e quan atë “drejtor dhe qytetar të njerëzimit.” Trashëgimia e tij mbetet një ndër më të rëndësishmet dhe jetësoret në historinë e edukimit ndërkombëtar.

Lord Mountbatten - Ish-President i UWC

Kur u bë President i Lëvizjes UWC në 1967, Lord Louis Mountbatten ishte një nga personalitetet diplomatike dhe ushtarake më të dekoruara dhe të rëndësishme të kohës së tij. Mountbatten, me titull mbretëror, u rrit në një familje ushtarake me emër. I ati kishte shërbyer si Lord i Parë Detar në Flotën Britanike gjatë Luftës së Parë Botërore. Në sajë të veprimtarisë së tij në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore, Mountbatten u ngjit në rangjet e ushtrisë dhe diplomacisë, duke u bërë eventualisht vetë Lord i Parë Detar në 1954 dhe kreu i Forcave të Armatosura Britanike në 1959 si Kreu i Stafit të Mbrojtjes. Me të dalë në pension, Mountbatten ia dedikoi jetën marrëdhënieve ndërkombëtare dhe parandalimit të konfliktit. UWC u kthye në një prej interesave të tij kryesore. Gjatë kohës së tij si President i UWC, Mountbatten e zgjeroi lëvizjen dukshëm nëpër botë, duke përfshirë UWC South East Asia në Singapor në 1971 dhe Lester B. Pearson UWC në Paqësor afët Victoria, British Columbia, në 1974. Në 1978, Mountbatten ia kaloi presidencën e UWC stër-nipit të tij, Madhërisë së tij Charles, Princ i Wales.

Madhëria e tij Charles, Princi i Wales - Ish-President i UWC

Pasi morri presidencën së UWC në 1978 nga Lord Mountbatten, Madhëria i tij Charles, Princ i Wales, ka ndërmmarë shumë nisma në kuadër të kauzave humanitare dhe ka rritur ndërgjegjshmërinë për një numër të madh cështjesh sociale gjatë jetës së tij publike. Një ambientalist i apasionuar, Madhëria i tij ka qenë një personalitet kyc në ndërgjegjësimin për ndryshimin klimatik. Me themelimin e Fondit të Princit në 1976, ai drejton 16 shoqata bamirësie dhe shërben në zemër të firmës më të madhe të bamirësisë të lidhur me një numër të gjerë kauzash në Mbretërinë e Bashkuar, e cila mbledh rreth £ 100 milion në vit. Gjatë presidencës së tij në lëvizjen UWC nga 1978 deri në 1995, Madhëria e tij mbikqyri rritjen e shpejtë dhe drastike të lëvizjes me nëntë shkolla dhe kolegje nëpër botë deri kur ai u tërhoq. Nder te tjera, ai ndihmoi edhe ne hapjen e UWC-USA ne 1982.  duke përfshirë kampusin e UWC-USA në hapjen e të cilit ai kontibuoi në 1982. Ai vazhdon të mbetet aktiv në cështjet e lidhura me edukimin. Kontributet e Madhërisë së tij për rëndësinë dhe rritjen e lëvizjes UWC ende ndihen edhe sot.

Lartmadhëria e saj Mbretëresha Noor e Jordanisë - Presidente e UWC

Lartmadhëria e saj Mbretëresha Noor e Jordanisë është Presidentja e tashme e lëvizjes UWC. Ajo iu bashkua lëvizjes në 1995 pas dorëheqjes së Madhërisë së tij Charles, Princ i Wales. Mbretëresha e ndante fronin e Jordanisë së bashku me të shoqin Mbreti Hussein deri në vdekjen e tij në 1999. Ajo trashëgoi fronin e vetme që nga ajo kohë e deri më sot. E lindur në Washington, D.C., në një familje Arabo-Amerikane, ajo ka kaluar 40 vitet e fundit para audiencës publike dhë në shërbimin publik. Shumica e punës së saj në Jordani dhe në arenën ndërkombëtare është përqëndruar në edukim, të drejtat e njeriut, zhvillimin e qëndrueshëm, dhe mirëkuptimin ndër-kulturor. Duke kryesuar aktivitete në lidhje me fuqizimin e rinisë dhe të drejtave të femrave si edhe artin dhe shkencat, Mbretëresha Noor vazhdon të demonstrojë përkushtim kundrejt ndryshimit pozitiv shoqëror, konstruktit të paqes dhe zgjedhjes së konflikteve nëpërmjet shumë roleve të saj, duke përfshirë të qenit Presidente e lëvizjes UWC. Për më tepër, e bija e saj është edukuar në UWC Atlantic College.

Nelson Mandela - President Nderi i UWC

I konsideruar nga shumë si babai i Afrikës së Jugut moderne dhe një prej personaliteteve më të rëndësishme në historinë politike globale, Presidenti Nelson Mandela shërbeu si lideri parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në Afrikën e Jugut nga 1995 deri në 1999. Një aktivist politik, i burgosur, dhe aktivist i drejtësisë sociale gjatë gjithë jetës së tij publike, Mandela mbikqyri transformimin e Afrikës se Jugut nga një komb i ndarë nga një sistem mizor aparteidi në një ‘Komb Ylber’ sic e njohim sot. Mandela, kreu i parë me ngjyrë i Afrikës së Jugut, kishte një ethos për pajtim dhe dialog mbi hakmarrjen dhe ndarjen e cila i fitoi një admirim pothuaj universal në mbarë botën. Pas marrjes së Cmimit Nobel të Paqes, së bashku me 250 nderime të tjera, Presidenca e Mandelës në Kolegjet e Kombeve të Bashkuara filloi në 1995, kur ai u bë bashkë-president me Lartmadhërinë e saj Mbretëreshën Noor të Jordanisë. Në 1999, ai u bë President Nderi i UWC. Për më tepër, fëmijët dhe nipërit e tij janë edukuar në Waterford Kamhlaba UWC në Swaziland. Kjo eksperincë i thelloi më tepër lidhjet e tij me lëvizjen dhe idealet tona të paqes, mirëkuptimit ndërkombëtar, dhe të ardhmes së qendrueshme.

Shelby Davis - Patron i UWC

Shelby Davis është një ndër mbështetësit më të mëdhenj të UWC. Përfshirja e familjes së tij me lëvizjen UWC ka nisur që në 1998. Me një karrierë të suksesshme në investim dhe menaxhim fondesh, Davis ia ka përkushtuar energjitë e tij personale dhe financiare një shumëllojshmërie qëllimesh filantropike, duke u përqëndruar në edukim. Që nga fundi i viteve 1990, Shelby Davis ka vënë në disponim fonde për 50 bursa në vit për studentë amerikanë që edukohen në UWC. Në 2000, ai e rriti përfshirjen në lëvizjen UWC duke nisur Davis-UWC Scholars Programme. Ky program deri më sot ka mundësuar bursa të bazuara në nevojë financiare për më shumë se 7,500 ish-studentë të UWC të cilët kanë ndjekur studimet e larta në mbi 90 kolegje dhe universitete në Sh.B.A. Shelby Davis vazhdon të mbështesë UWC në shumë mënyra dhe në gusht të 2015-ës, ai i ofroi UWC International një sfidë për kombinim fondesh, e cila arriti shumën $15 milionë. Në një sfidë të drejtpërdrejtë për komunitetin e UWC, donacionet nga ish-studentë të UWC, familjet e tyre dhe të tjerë mbështetës individualë për 15 institucionet e UWC, do të kombinohen më një vlerë deri në USD $1 milionë për shkollë ose kolegj UWC. E ashtuquajtura Davis-UWC IMPACT Challenge siguron që UWC të ketë mundësinë të mbështesë studentë bazuar në meritë, pa bërë dallim nga prejardhja e tyre.

 

Page 1

??? ????

UWC Today

17


There are 17 UWC schools and colleges

150


We are represented in more than 150 countries through our national committees.

60,000


More than 60,000 students from over 180 countries have studied at UWC schools and colleges and on our short course programmes.