Kalo tek përmbajtja ↓

Kriteret e Aplikimit

Për të aplikuar në kolegjet e UWC nëpërmjet Komitetit Kombëtar Shqiptar, ju duhet të përmbushni kushtet në vijim:

  • të jeni në klasën e 10-të ose të 11-të;
  • të jeni mbi 16 vjeç dhe nën 18 vjeç nën datën 1 shtator të vitit të ardhshëm akademik (për shembull: nëse ju po aplikoni në 30 shtator 2015, ju duhet të jeni mbi 16 dhe nën 18 vjeç në datën 1 shtator 2016);
  • të jeni të aftë në anglisht
  • të keni notë mesatarë minimale 8.5 ose një notë të barasvlefshme nësë i përkisni një sistemi tjetër vlerësimi - kjo mesatare do të llogaritet si vijon: 
    • mesatarja e notave përfundimtare të klasës së 10-të për aplikantët e klasës së 11-të;
    • OSE mesatarja e notave përfundimtare të klasës së 9-të dhe provimet përfundimtare për aplikantët e klasës së 10-të;
  • të jeni shtetas shqiptar ose të vini me origjinë shqiptare nga një vend ku nuk ka Komitet Kombëtar ose të keni jetuar në Shqipëri gjatë 5 viteve të fundit;
  • të jeni të aftë të përfaqësoni Shqipërinë (gjuhën, kulturën, etj.).

Nëse nuk i përmbushni këto kritere, mund të aplikoni drejtpërsëdrejti tek kolegjet nëpërmjet kuotës ndërkombëtare. Nëse aplikoni njëherë nëpërmjet Shqipërisë, nuk mund të aplikoni më drejtpërsëdrejti.

Komiteti Kombëtar i Shqipërisë kupton se çdo rast është i ndryshëm dhe kushtet e veçanta merren gjithmonë në konsideratë. Nëse nuk jeni të sigurt për statusin tuaj ose keni ndonjë pyetje për kriteret e pranueshmërisë, ju lutëm të na kontaktoni në info@al.uwc.org.