Kalo tek përmbajtja ↓

Kujdesi për Studentët

UWC ka një përkushtim të gjerë ndaj mirqenies mbarëvajtjes dhe mbështetjes të studentëve tanë, qofshin këto individuale apo në grup. Kolegjet e Botës së Bashkuar njohin rolin kyç që përkujdesi emocional dhe shpirtëror ka në komunitetet e UWC.  Duke sjellë studentë nga anë të ndryshme të botës së bashku si pjesë e qëllimit tonë kryesor për të nxitur diversitet, ne gjithashtu përpiqemi t’i mbështesim studentët ndërkohë që ata përballen me sfida si largimi nga atdheu, ndryshimi i gjuhës, përballja me një program akademik rigoroz e shumë të tjera. Çdo kolegj ose shkollë ka një skuadër vendase si pjesë e stafit, për të mbështetur mirëqënien e studentëve. Në këtë skuadër përfshihen: përgjegjës të konviktit, këshilltarë studentësh, rrjete mbështetëse me studentë, infermiere dhe konsulentë psikiatrik, specialistë shëndeti fizik, mendor dhe emocional brenda dhe jashtë rezidencës, drejtues të jetës rezidenciale, psikologë dhe psikoterapistë, e shumë të tjerë.  

Është e rëndësishme që studentët të marrin kohën e nevojëshme për të reflektuar mbi rolet e tyre brenda shkollës ose komunitetit të kolegjit. Në rolet e tyre përfshihen: mendimi në mënyrë aktive mbi bashkëveprimin me të tjerë dhe marrja përsipër e përgjegjësisë për të krijuar një komunitet me baza respekti dhe lumturie. UWC në vetvete është ndërtuar nga një princip i thjeshtë: respekti ndaj të tjerëve dhe mirqenia e studentëve. Kjo e fundit siguron që nëse studentët janë të lumtur, të sigurtë, qofshin këta student ditorë apo rezidencial, atëherë këta studentë janë në pozitë për të qenë të suskesshëm në klasë dhe në komunitet.

Në rezidencë, anëtarët e stafit mbi kujdesin emocional dhe mendor, mblidhen së bashku në mënyrë të rregullt për të siguruar një ambjent të shëndetshëm për të jetuar, mësuar dhe punuar së bashku. Studentëve u jepet gjithashtu një trajnim gjatë periudhës prezantuese me qëndërzim në rolin që ka mirëkuptimi i kulturave me shumllojshmërinë e karaktereve dhe dinamikave. (Ky trajnim ndodh në fillim të eksperiencës dy vjeçare të studentëve të UWC). Përgjatë vitit studentët kanë mbledhje dhe diskutim të rregullta në mnyrë që të inkurajojnë mbarëvajtjen e një komuniteti të shëndetshëm, si pjesë e rëndësishme e eksperiencës së UWC. 

Kolegjet e Botës së Bashkuar ofrojnë mundësië që stafi për kujdesin mendor dhe emocional të përfshihet në të gjithë rrjetin e kolegjeve me forume mbi mundësitë e zhvillimit professional, zanafillës për një ndryshim konstruktiv dhe progresit mbi bashkëpunimin dhe mbështetjen e studentëve në rezidencë.