Kalo tek përmbajtja ↓

Modeli dhe Principet e Edukimit në UWC

 

"Ka më shumë brenda nesh se ç'arrjmë të shikojmë; ndoshta për pjesën e mbetur të jetës tone nuk do të pranojmë më pak se ç'meritojmë."

Kurt Hahn, Themeluesi i UWC

Në zemër të modelit të veçante të edukimit në UWC ndodhet diversiteti i qëllimshëm. E shtrirë nëpër të gjithë komunitetin, kjo është një karakteristikë kyçe për çdo shkollë UWC. Të gjithë studentet mësojnë në një ambient me diversitet të larmishëm dhe fitojnë një diplome gjimnazi të njohur ndërkombëtarisht, ndërkohë që zgjerojnë horizontin dhe njohin vetveten.

Ne ndihmojmë studentët që të zbulojnë mundësinë e diversitetit dhe të ndryshmes. Ata mësojnë se mund të ndihmojnë në ndryshimin e botës përmes veprimtarisë së tyre të guximshme, shembullit personal dhe lidershipit altruist. Gjithashtu, mbështesim studentët që të arrijnë potencialin e tyre më të lartë intelektual, moral, estetik, social, shpirtëror dhe fizik.

Mësimi i studentëve drejtohet nga shtatë parime të cilat përfaqsojnë përfshirjen tonë për të edukuar personin në tërësi, brenda dhe jashtë klasës. Nxënësit mbështeten tek kërkimi i paqes, mbrojtja e mjedisit dhe drejtësisa sociale:

  1. Edukimi duhet të zhvillohet përbrenda një komuniteti divers shkollor. Studentët duhet të përzgjidhen nga rajone dhe grupe shoqërore të cilat reflektojnë tensionet e shumllojshme midis njerëzve në botë.
  2. Edukimi duhet të ketë promovim të vazhduar të kuptimit e tolerancës ndërkulturore dhe zhvillimit të shqetësimit për të tjerët, bazuar në eksperienca të përbashkëta të jetës, dhe jetësës bashkëpunuese. Këtu përfshihen diskutimi rreth ҫështjeve globale e përfshirja në to në kërkim të paqes.
  3. Shëndeti është integral për të krijuar një njeri të balancuar. Jetesa jo e shëndetshme kufizon potencialin dhe aftësitë e njerëzve.
  4. Jeta në kolegj është e lidhur ngushtë me bashkëpunimin me komunitetitn përreth.Kjo gjë kërkon pjesëmarrjen e plotë dhe të vazhduar të së gjithë anëtarëve të shkollës apo kolegjit.
  5. Studentët duhet të kenë mundësi të marrin përsipër veprime pozitive në lidhje me ekologjinë dhe mbrojtjen e mjedisit si në nivel institucional, ashtu edhe në atë individual. .
  6. Studentët duhet të kenë mundësi të praktikojne iniciativa personale, vetë-disipline, përgjegjësi, dhe menaxhim të rreziqeve e vështirësive. Në raste të përshtatshme, këto mundësi duhet te përkrahen nga prezenca e një të rrituri përgjegjës.
  7. Vlerësim i veçantë i jepet faktit që individët zotërojnë talente dhe aftësi unike. Programe të cilat ndihmojnë studentët në përmbushjen e potencialit të tyre duhet të jenë në dispozicion në ҫdo shkollë.

Të gjitha shkollat dhe kolegjet tona ndajnë një mision dhe vlera të përbashkëta të UWC por, secila operon ndryshe, me një identitet të veҫantë lokal e rajonal. Modeli arsimor i UWC ofron një strukturë të përbashkët në të cilën operojnë të gjitha shkollat tona. Nuk ka një kurrikul të caktuar, por, fokusohet në ato tipare që janë unike mbi qasjen e edukimit nga UWC.