Kalo tek përmbajtja ↓

Kurset e Shkurtra UWC

UWC zhvillon kurse të shkurtra dhe programe të tjera që të ndajë misionin e saj me një audiencë më të gjerë se pak studentët qe ndjekin programin dy vjeçar çdo cikël. Kurset e shkurtra janë zakonisht të organizuar nga një shkollë UWC apo nga një komitet kombëtar, një grup ish-studentësh apo një partner i UWC. Çdo kurs i shkurtër është ndryshe, por kryesisht ato zgjasin rreth një deri në tre javë.

Çdo kurs i shkurtër ka proçesin e vetë unik të përzgjedhjes. Disa prej kurseve të shkurtra i kërkojnë UWC Albania të përzgjedhe pjesëmarrësit nga grupi që aplikon për UWC, ndërsa të tjerë kanë aplikim të drejtëpërdrejtë. Përgjithësisht kurset e shkurta kanë një kosto pjesëmarrjeje që mbulon qëndrimin dhe ushqimin gjatë aktiviteteve, por shumë prej tyre gjithashtu mund të ofrojnë pak ndihmë financiare për aplikantët.

UWC Albania do të shpallë në këtë faqe ofertat për kurset e shkurtra të për të cilat ka njohuri. Gjithashtu ju ftojmë të vizitoni këtë faqe për të parë listën e plotë të mundësive.