Kalo tek përmbajtja ↓

Kriteret e Aplikimit

Aplikimet për 2019-2021 janë mbyllur! Vizitoni këtë faqe në muajt në vijim për më shumë informacion mbi aplikimet e ardhshme për 2020-2022.


Për të aplikuar në kolegjet e UWC nëpërmjet Komitetit Kombëtar Shqiptar, ju duhet të përmbushni kushtet në vijim:

  • të jeni 16 ose 17 vjeç në datës 1 shtator 2019 (aplikimet nga personat nën 16 dhe mbi 17 nuk do të pranohen)
  • të jeni të aftë në anglisht
  • të keni notë mesatarë minimale 8.5 ose një notë të barasvlefshme nësë i përkisni një sistemi tjetër vlerësimi - kjo mesatare do të llogaritet si vijon: 
    • mesatarja e notave përfundimtare të klasës së 11-të për aplikantët e klasës së 12-të;
    • OSE mesatarja e notave përfundimtare të klasës së 10-të dhe provimet përfundimtare për aplikantët e klasës së 11-të;
    • OSE mesatarja e notave përfundimtare të klasës së 9-të dhe provimet përfundimtare për aplikantët e klasës së 10-të;
  • të jeni shtetas shqiptar ose të jeni me origjinë shqiptare nga një vend ku nuk ka Komitet Kombëtar ose të keni jetuar në Shqipëri gjatë 5 viteve të fundit;
  • të jeni të aftë të përfaqësoni Shqipërinë (gjuhën, kulturën, etj.)
  • të jeni entuziastë, kuriozë, mëndjehapur dhe të angazhuar në komunitet
  • të jeni kuriozë për kulturat dhe idetë e reja dhe të jeni shumë të motivuar per t'ju bashkuar UWC.

Nëse nuk i përmbushni këto kritere, mund të aplikoni drejtpërsëdrejti tek kolegjet nëpërmjet kuotës ndërkombëtare. Nëse aplikoni njëherë nëpërmjet Shqipërisë, nuk mund të aplikoni më drejtpërsëdrejti.

Komiteti Kombëtar i Shqipërisë kupton se çdo rast është i ndryshëm dhe kushtet e veçanta merren gjithmonë në konsideratë. Nëse nuk jeni të sigurt për statusin tuaj ose keni ndonjë pyetje për kriteret e pranueshmërisë, ju lutëm të na kontaktoni në info@al.uwc.org.