Kalo tek përmbajtja ↓

Pyetje të Shpeshta

Më poshtë mund të gjeni disa nga pyetjet e shpeshta në lidhje me UWC. Nëse keni pyetje të tjera, ju lutem referojuni faqes në Facebook të UWC Albania, në të cilën e përditësojmë vazhdimisht listën e pyetjeve të shpeshta.

Nëse keni ndonjë pyetje së cilës nuk i jemi përgjigjur në website-in tonë dhe në Facebook, atëhere ju lutem mos hezitoni të kontaktoni Komitetin Kombëtar nëpërmjet email-it info@al.uwc.org. Një përfaqësues i Komitetit Kombëtar do t'i përgjigjet pyetjeve tuaja brenda 48 orëve.

 A ka pagesë për aplikimin?

Jo, nuk ka pagesë për aplikimin në Kolegjet e Botës së Bashkuar.

 A mund të aplikoj nëse do jem më pak se 16 vjec ose 18 vjec në 1 shtator të vitit të parë shkollor?

Jo. Fatkeqësisht, rregullat e UWC deklarojnë se studentët e përzgjedhur duhet të jenë në këtë rang moshe në ditën e tyre të parë ne UWC për shkak të cështjeve ligjore të shtetit ku është kolegji. Ne nuk mund të pranojmë aplikime nëse studenti nuk e përmbush këtë kriter.

 A e influencon situata financiare e familjes procesin e përzgjedhjes?

Përzgjedhja bazohet veç në meritën dhe potencialin e çdo aplikanti dhe situata financiare e familjes nuk merret në konsideratë në proçesin e përzgjdhjes. Proçesi nuk bazohet në nevojën financiare të aplikantëve.

Të gjithë finalistëve ju kërkohet të plotësojnë një formular informacioni financiar për UWC, i cili dorëzohet në një zarf të mbyllur dhe të vecuar nga formularët dhe dokumentat e tjera të cilat kandidatët duhet t’i prezantojnë përgjatë fundjavës së përzgjedhjes.

Këto zarfe hapen veç pas përzgjedhjes dhe rankimit të studentëve pjesëmarrës në fazën e fundit të përzgjedhjes. Paneli përzgjedhës nuk ka në dorë këtë informacion deri pasi të kenë marrë vendimin dhe të kenë vendosur mbi pozicionin e çdo finalisti.

Informacioni financiar i dhënë nga familjet e aplikantëve të përzgjedhur ndihmon Komitetin të vendosi cilin kolegj t’i ofrojë cdo studenti dhe tipin e ndihmës financiare që do të jepet. Në mënyrë që të konsiderohen për bursat e ofrurara nga kolegjet UWC, të gjithë familjet do të duhet të ndajnë informacionin financiar me UWC Albania dhe shkollën UWC respektive.

A ofrohet bursë për të gjitha të drejtat e studimit në UWC?

Jo, disa kolegje UWC nuk ofrojnë bursa. Fatkeqësisht, ne nuk mund të mbështesim të gjithë kandidatët tanë të suksesshëm deri në nivelin që do donim dhe sasia e ndihmës financiare të ofruar do të varet nga situata financiare dhe sasia e fondeve që kolegjet kanë në dispozicion çdo vit. Në disa raste, të drejtat e studimit të ofruara për aplikantët e sukseshëm kërkojnë kontibut të plotë familjar ku familjet duhet të paguajnë të gjithë kostot e studimit.

Sasia e ndihmës financiare do të specifikohet bashkë me ofertën e të drejtës së studimit gjatë procesit të aplikimit.

Ne e kuptojmë që kostoja shpesh është një konsideratë e rëndësishme, megjithatë nuk duam që aplikantët të mos aplikojnë për shkak të arsyeve financiare. I bëjmë thirrje prindërve/ kujdestarëve të eksplorojnë dhe diskutojnë të gjithë opsionet financiare të mundshme për të mbështetur fëmijën e tyre nëse iu ofrohet një e drejtë studimi. 

Si financohen bursat për UWC?

Bursat financohen pjesërisht nga vetë shkollat dhe pjesërisht nga UWC International nëpërmjet donacioneve të marra nga burime të ndryshme. Financimi bëhet nga prindër të studentëve të tashëm, ish-studentë të diplomuar, filantropistë, korporata, qeveri, dhe qytetarë privatë, në nivele kombëtar dhe ndërkombëtar.

Çfarë përfshin një bursë e plotë për studentët shqiptarë?

Bursa e plotë përfshin pagesën për shkollen, jetesën në kampus, librat dhe ushqimin 100%. Bursat nuk përfshijnë koston e transportit në shkollë dhe shpenzimet personale të studentit.

Ka raste kur kolegji merr vendiminin të mbulojë edhe kostot e transportit të studentit. Megjithatë, në disa raste ofrohen veç bursa të pjesshme të cilat mbulojne një pjesë të kostos totale.

Cfarë lloj kontributi kërkohet nga prindërit për studentët me bursë?

Studentët me bursë përzgjidhen vetëm në bazë të meritës personale. Në fazën e fundit të përzgjedhjeve prindërit ftohen të kontribuojnë dhe të mbështesin lëvizjen UWC bazuar në mundësitë e tyre. Për shembull, në raste kur studentët marrrin bursa të plota, një prind mund të bëjë një donacion të barabartë me koston e shpenzimeve shkollore të cilët ata do të mbulonin në rast se fëmija e tyre do të kishte vazhduar ndjekjen e studimeve në Shqipëri. Kjo lejon UWC Albania të vazhdojë aktivitetet dhe të përzgjedhë studentë çdo vit.

Në disa raste ofrohen veç bursa të pjesshme, që do të thotë se prindërit duhet të mbulojnë pjesën e mbetur të kostove. Në çdo rast, familja do të duhet të mbulojë koston e sigurimit shëndetësor, veshjet, artikujt e higjenës personale, dhe shpenzimet ekstra që studenti mund të ketë nevojë. Për më tepër, kostot e lëshimit të pasaportës dhe aplikimit për vizë, kur është e nevojshme, mbulohen nga familja.

Sa është kostoja vjetore maksimale për një të drejtë studimi në UWC?

UWC-të kanë kosto të ndryshme që mund të variojnë ndërmjet EUR 14,000 deri në EUR 32,000 për një vit shkollor, në rast se nuk ofrohet bursë. Megjithatë, disa UWC ofrojnë bursa të pjesshme, që do të thotë se kostoja do të jetë më e ulët. 

Sasitë e përditësuara të kostove të UWC-ve mund të gjenden në website-in e çdo kolegji.

Cfarë ndodh nëse studentit i ofrohet një bursë e pjesshme ose nuk i ofrohet bursë, por familja nuk mund ta mbulojë sasinë e kërkuar. A mund UWC Albania të ofrojë fonde alternative?

Komiteti përzgjedhës përpiqet të kombinojë finalistët e përzgjedhur me ofertat e gatshme bazuar në nevojat individuale financiare. Megjithatë, nëse familja nuk mund ta pranojë ofertën dhe të mbulojë sasinë e kërkuar, Komiteti Kombëtar i UWC Albania nuk mund të sigurojë fonde alternative ose të ngrejë fonde për aplikantin e përzgjedhur. Nëse aplikanti vendos të ngrejë fonde për veten, ne jemi të gatshëm të ofrojmë letra rekomandimi mbështetëse. Për shkak të rregullave të UWC, ne nuk mund t’i rekomandojmë UWC një aplikant të përzgjedhur pa pasur dokumente mbështetëse se familja ka fondet e nevojshme për të mbuluar gjithë shpenzimet e kërkuara për të dy vitet e studimit.