Kalo tek përmbajtja ↓

Proçesi i Aplikimit

 Aplikimet për 2024-2026 janë hapur!

Proçesi i Aplikimit në UWC Albania

Të drejtat e studimit për në UWC jepen pas një proçesi përzgjedhës me disa faza. Aplikimi juaj do të vlerësohet nga nje panel i përbërë nga ish-studentë të huaj dhe shqiptarë të UWC-së dhe bashkëpunëtorë ndërkombëtarë të UWC-së.

Formulari i Aplikimit

Aplikimet nëpërmjet Komitetit Shqiptar te UWC mund të bëhen në mënyrë elektronike deri në datën 16 Nëntor, 2023, në orën 23:59 CET. Formulari i aplikimit mund të gjendet në këtë faqe:

https://apply.uwc.org.

Fillo duke krijuar një konto të re duke shtypur butonin "Register" në të djathtë. Vetëm aplikimet e plota që përmbajnë dokumentat e mëposhtme do të pranohen dhe vlëresohen. 

Paketa e aplikimit duhet të përfshijë:

  1. Formularin e aplikimit të plotësuar në anglisht
  2. Një kopje të pashaportës ose kartës së identitetit (nëse keni më shumë se një pashaportë, ju lutemi të na i dërgoni të gjitha)
  3. Dëftesa e vitit të mëparshëm shkollor
  4. Diploma e mbylljes së ciklit 9-vjeçar
  5. Çertifikata të marra nga aktivitete jashtëshkollore. 
  6. Letra rekomandimi :
  • Një rekomandim nga drejtori/drejtoresha e shkollës ose mësuesi/mësuesja kujdestar(e). (Nxënësit e klasës së 10-të mund ta marrin rekomandimin nga mësuesit e klasës së 9-të duke marrë parasysh ndërrimin e shkollës që sapo ka filluar).  
  • Nje rekomandim nga mbikëqyrësi ose mbikëqyrësja e një prej aktiviteteve tuaja jashtëshkollore
  • Rekomandimet nga familja apo shoqëria nuk do të pranohen.